Njoftim

- 25 Feb 2015

Njoftojmë opinionin se pas diskutimeve të Komunës së Prishtinës me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës, si dhe pas diskutimeve me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), Komuna e Prishtinës ka pranuar kërkesën e Shoqatës së Ndërtimtarëve për të pranuar garancionet e Kompanive të Sigurimit si të vlefshme dhe të barabarta me garancionet e ofruara nga Bankat Komerciale në Kosovë. 

Me këtë rast, informojmë publikun se përgjegjësinë për licencimin dhe monitorimin e të gjitha institucioneve financiare në Kosovë e ka BQK, prandaj komuna e Prishtinës do t’i pranojë të gjitha instrumentet e licencuara të institucioneve financiare të licencuara nga BQK.
Komuna e Prishtinës, në këtë drejtim, ka për synim mbledhjen e të gjitha taksave të ndërtimit të parapara me ligj për të ofruar shërbime sa më të mira.

Gjatë ditëve në vijim, Komuna e Prishtinës do të vazhdojë diskutimet me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës dhe kompanitë e ndërtimit për të shqyrtuar kërkesat e dyanshme me qëllim të zhvillimit dhe mbrojtjes së interesit publik në komunën e Prishtinës.