TAKIM ME BANORË TË NDIKUAR NGA NDËRTIMI DHE ZGJERIMI I RRJETIT TË NGROHJES - Tophane - Solar4Kosovo II

- 17 Jun 2022

NP Termokos Sh. A. , ndërmarrja publike e ngrohjes në Prishtinë, planifikon të investoj në një projekt miqësor ndaj ambientit me qëllim të prodhimit të 65 GWh/a energji ngrohëse shtesë që do të rris kapacitetin e rrjetit ekzistues të ngrohjes në Prishtinë. Përmes këtij investimi, rrjeti i ngrohjes mund të zgjerohet dhe konsumatorët e ri të lidhen në rrjetin e ngrohjes, përderisa konsumatorët ekzistues do të përfitojnë nga furnizimi më ekonomik dhe i mbështetshëm i ngrohjes.

Investimi përbëhet nga ndërtimi i Objekti Termal Solar, e cila gjendet në një parcelë të pashfrytëzuar në fshatin Shkabaj (Komuna e Obiliqit) në hapësirë prej 25 hektarësh. Kapaciteti gjenerues solar do të lidhet përmes gypave nëntokësor me rrjetin e ngrohjes në Prishtinë dhe me linjën ekzistuese në Obiliq. Projekti do të financohet përmes huasë dhe granteve nga Qeveria Gjermane, të ofruara përmes Bankës KfW, do të bashkëfinancohet nga BERZH, si dhe me kontribut nga NP Termokos Sh.A.

 Në përputhshmëri me Udhëzuesit për Qëndrueshmëri të KfË-së (2019) dhe standardeve tjera ndërkombëtarë, është duke u përpiluar Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Social (VMNS) me qëlim të identifikimit dhe vlerësimit të rreziqeve dhe ndikimeve sociale dhe në ambient, përgjatë të gjitha fazave të zbatimit të projektit të propozuar, përfshirë edhe të objekteve përcjellëse. Si pjesë e zhvillimit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social (VNMS) dhe Planit për Rikthimin e Mirëqenies (PRM), NP TERMOKOS Sh.A. ka planifikuar të zhvilloj takim publik me banorët e ndikuar dhe publikun.

Takimi do të mbahet në shkollën fillore e mesme të ulët “Meto Bajraktari”, në lagjen Tophane, rruga Josip Rela në Prishtinë, me datë 1 korrik, 2022, në ora 19:00, sipas agjendës në vijim:

  1. Karakteristikat e Projektit Solar-Termal
  2. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Social
  3. Angazhimi me palët e interesit
  4. Pyetjet, komentet dhe informatat nga publiku

 

Të gjithë palët e interesuara janë të mirëseardhur për pjesëmarrje.