- 22 Jun 2022
Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve direkte sociale dhe ato familjare, Drejtoria për Mirëqenie Sociale e Komunës së Prishtinës, do të organizojë një seancë informuese për të gjithë ofruesit e shërbimeve direkte sociale.
Seanca do të mbahet të hënën, më 27 qershor, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, në ndërtesën e vjetër të Komunës.
Ftohen të gjitha organizatat që ofrojnë shërbime sociale të marrin pjesë në këtë ngjarje, për tu informuar më shumë rreth aplikimeve në thirrjen për përkrahje financiare në ofrimin e shërbimeve direkte sociale.
Për shkaqe organizative, lusim të gjithë të interesuarit të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri të premten, me datë 24 qershor, deri në orën 14:00, përmes emailit:premtim.fazliu@rks-gov.net