- 22 Jun 2022
U shënua ‘Dita e Shëndetësisë’, me qëllim të kthimit të memories institucionale dhe shoqërore, zhvillimin e shëndetësisë në Kryeqytet, si dhe promovimin e rëndësisë së shëndetit për qytetarët e Prishtinës.
Kryetari, Rama bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, nderuan me mirënjohje të gjithë mantelbardhët, të cilët kanë dhënë e vazhdojnë të japin kontribut të çmuar për kujdesin e shëndetit të gjithë qytetarëve tanë.
Përveç se jemi të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve në gjithë Qendrat Mjekësore Familjare, jemi duke punuar edhe për ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit, i cili do të jetë ndër institucionet kryesore të mjekësisë sekondare të Prishtinës.