Projekti i Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës

- 24 Jun 2022


Kryeqyteti ka nevojë të ketë spitalin e vet, në të cilin do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura për të akomoduar nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet dhe sfidat shëndetësore në të cilat hasin.

Kryetari, Rama u mblodhë në tryezë bashkë me Drejtorin e Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, Ministrin e Shëndetësisë, Prof. Rifat Latifi, Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila AlShamsi, Koordinatorin e TIKA-s Turke në Kosovë, z. Cihan Dinçer dhe miq e partnerë të tjerë për të shpalosur ‘Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës’, të realizuar nga Kompania ICME.