Kryetari, Rama bashkë me Drejtoreshën e Manifestës znj. Hedwig Fijen, vizituan 3 pika kryesore të qytetit, ku kanë filluar intervenimet

- 28 Jun 2022

Manifesta Biennial '14 nuk sjellë vetëm artistë dhe vizitorë të huaj në Prishtinë, por sjellë intervenime urbane të cilat do të mbesin në shfrytëzim të qytetarëve të kryeqytetit.

Kryetari, Rama, bashkë me Drejtoreshën e Manifestës znj. Hedwig Fijen, vizituan 3 pika kryesore të qytetit, ku veç kanë filluar intervenimet.

Vizituan biblotekën "Hivzi Sulejmani", e cila po rinovohet tërësisht dhe të cilës po i kthehet identiteti i dikurshëm arkitektonik.

Gjithashtu vizituan "Tjegulloren e Qytetit", në të cilën ka filluar pastrimi i mbeturinave dhe do të intervenohet për të krijuar hapësira kreative dhe të shfrytëzueshme për rininë.

Pika e tretë ishte hekurudha që përshkon qytetin e Prishtinës, përreth së cilës do të krijohet një "Korridor i Gjelbërt".

Shumë shpejtë kjo pjesë e qytetit, nga një vend i pakalueshëm dhe plot mbeturina, do të shndërrohet në atraksion dhe në sinonim të një ambienti të pastër.