- 29 Jun 2022
Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Drejtorë të institucioneve edukativo-arsimore, Kosovo Police, OSCE Mission in Kosovo, Departamentin e Psikologjisë dhe Departamentin e Edukimit në Universiteti i Prishtinës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Unicef Kosovo Programme, Këshillin Rinor, Këshillin e Prindërve, Kosova Education Center - KEC, Save the Children Kosova/o dhe psikologë shkollor, u bënë bashkë me qëllim të hartimit të Planit të Veprimit për sigurinë në shkolla, që ka për qëllim të rrisë sigurinë në institucionet edukativo-arsimore të kryeqytetit.
Nga Plani i Veprimit, do të dalin hapa konkret e që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e sigurisë, rritjen e mirëqenies së nxënësve në shkolla, sigurinë fizike e sociale, parandalimin e bullizmit dhe ofrimin e të gjitha kushteve për të siguruar mjedis të shëndetshëm për nxënësit tanë.
Faleminderit OSBE-së për mbështetje!