- 01 Jul 2022
Mëngjesin e së dielës, më 3 korrik 2022, prej orës 08:30 do ta nisim në sheshin e Kryeqytetit, “Ibrahim Rugova”.
Ju ftojmë të gjithëve, t’i bashkoheni nismës për sensibilizimin e shoqërisë, në përkrahje të fëmijëve me autizëm, duke marrë pjesë në Minimaratonën Humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”, organizuar nga ReplayPeace.
Të gjitha mjetet e gjeneruara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të dhurohen në përkrahje të kësaj kauze, të nisur me shumë vullnet e dashni nga z. Burim Krasniqi.