Komuna e Prishtinës merr nën patronazh Festivalin e parë Operistik në vend e rajon, Rame Lahaj International Opera Festival

- 05 Jul 2022

Me përkrahjen unanime të komunës së Prishtinës, merret nën patronazh Festivali i parë Operistik në vend e rajon, Rame Lahaj International Opera Festival.

Për Prishtinën dhe Kosovën e rëndësishme është investimi në platformën edukativo/arsimore, të ideuar për talentët lirikë të rinj e në karrierë, e po ashtu në mundësitë e depërtimit të tyre në arenën ndërkombëtare.

RLIOF sivjet do të ketë 5 mbrëmje koncertale, ku përveç yjeve operistike nga shtete të ndryshme, vend të rëndësishëm në repertorin e festivalit do të zërë edhe muzika e mirëfilltë shqipe.

I dashur Ramë Lahaj, Prishtina dhe vendlindja të mirëpresin ty dhe kolegët e tu ndërkombëtarë.