Nënkryetarja, znj. Sahatçiu bashkë me drejtorin e Sportit, z. Rugova vizituan Klubin e Futbollit të Vajzave "Prishtina"

- 05 Jul 2022

Nënkryetarja, znj. Sahatçiu bashkë me drejtorin e Sportit, z. Rugova vizituan Klubin e Futbollit të Vajzave të Prishtinës në Berrnicë, talenti dhe dashnia e tyre për futbollin është për çdo lakmi.

Çikat tona e kanë dëshmuar vazhdimisht se me një mbështetje minimale, mund të arrijnë suksese maksimale. Madje, përtej edhe çdo pritshmërie – deri te medaljet Olimpike.