Dezinsektimi hapësinor, dita e gjashtë

- 06 Jul 2022

Të dashur qytetarë të HAJVALISË, BERNICËS SË EPERME, BERNICËS SË POSHTME, BARDHOSHIT, TENESHDOLLIT, VRANIDOLLIT, BARILEVËS, PRUGOVCIT DHE BESIT.

Ju njoftojmë se, faza e dytë e dezinsektimit hapësinor, dita e gjashtë, e paraparë të ndodh dje, me datë 5 korrik, është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike. Dezinsektimi planifikohet të realizohet sot, me datë 6 korrik, duke filluar nga ora 20:00.

Besojmë në mirëkuptimin e qytetarëve dhe shoqatës së bletarëve të këtyre zonave, në rast se për shkak të ndryshimeve atmosferike, dezinsektimi i hapësirave shtyhet për një datë tjetër.