Nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me UN WOMEN KOSOVO për të shty përpara agjendën e barazisë gjinore

- 07 Jul 2022

Sot, Komuna e Prishtinës dhe UN Women Kosovo i bashkuan forcat për bashkëpunim në mirëbesim me qëllim të integrimit të gruas dhe fuqizimit të saj në vendimmarrje në qeverisje lokale.

Memorandumi i mirëkuptimit që u nënshkrua sot në Kryeqytet zotohet për prioritizim të aspektit gjinor, përmes aktiviteteve të parapara si në vijim.

a) Integrim gjinor në programet vendore, zbatim dhe monitorim i tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet;
b) Fuqizim i kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushja e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore;
c) Avancim i proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor;
d) Përpilim i Draft Planit Komunal të Veprimit Gjinor - të mësuarit nga praktikat më të mira në rajon;
e) Përmirësim i mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, raportimi dhe avancimi i statusit të grave dhe burrave në nivel lokal;
f) Sigurim i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mekanizmave të konsultimit në nivel lokal duke marrë parasysh në mënyrë të barabartë nevojat e grave dhe burrave;
g) Shkëmbim i përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mësim nga praktikat e mira të vendeve të tjera në prezantimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor.