Ftesë: Takim me qytetarët e lagjes “Ulpiana”

- 13 Jul 2022

Të nderuar qytetarë,

Komuna e Prishtinës organizon takim me qytetarët e lagjes “Ulpiana” për të bashkëbiseduar lidhur me projektin "Soliterët e Ulpianës”.

Takimi do të mbahet të premtën, me datë 15 korrik, në SHFMU “Hasan Prishtina”, duke filluar nga ora 19:00 – 20:00.

Bashkëpunimi i drejtpërdrejt me qytetarët ndihmon në zhvillimin dhe zgjidhjen e problemeve të Kryeqytetit.

Prandaj, ju bëjmë thirrje banorëve të kësaj lagjeje të marrin pjesë në këtë takim, si mundësi e mirë për t’u informuar më shumë rreth projektit për “Soliterët e Ulpianës” si dhe mundësitë e zhvillimit të projektitme qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të kësaj lagjeje.