- 14 Jul 2022
Kryetari, Rama prej fillimit të mandatit qeverisës, ka qenë i angazhuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në kryeqytet. Në frymën e këtij angazhimi, u nënshkrua ‘Marrëveshja e Bashkëpunimit’ me Fondacionin Jeshil.
Me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve të Kryeqytetit në trajtimin e mbeturinave organike, sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme dhe zhvillimin e ekonomisë qarkore, mirëpresim bashkëpunimin në projekte të cilat promovojnë zgjidhje inovative dhe miqësore ndaj mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë.