Pastrimi gjeneral i rrugëve: Hajdar Dushi, Zija Shemsiu, 17 Shkurti, Taslixhe 1

- 14 Jul 2022

Të dashur qytetarë,

Të shtunën, me datë 16.07.2022, nga ora 09:00, do të bëjmë pastrimin gjeneral të rrugëve:

Rr. “Hajdar Dushi”;
Rr. “Zija Shemsiu”;
Rr. “17 Shkurti”;
Rr. “Taslixhe 1”; me parkingjet përreth, rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Më pas do të bëhet edhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Lusim qytetarët të bashkëpunojnë, sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!