Takim me qytetarët e lagjeve 'ARBËRI 1,2,3' dhe 'SHKABAJ'

- 14 Jul 2022

Në vazhdën e takimeve me banorë të lagjeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, Kryetari, Rama bashkë me drejtoren e Planifikimit Strategjik, znj. Mimoza Sylejmani dhe drejtorin e Urbanizmit, z. Arbër Sadiki ishte në Arbëri për të diskutuar mbi planet zhvillimore, hartat zonale si dhe rigjenerimin urban të kësaj lagjeje.

Duke qenë se kjo lagje është zhvilluar hovshëm dhe po vazhdon kësisoj, është tejet me rëndësi që çdo cep të planifikohet me kohë dhe konform kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Falënderojmë çdonjërin pjesëmarrës për kontributin, idetë dhe propozimet.