- 21 Jul 2022
Prishtina po realizon projektin "Koridori i gjelbër" përgjatë binarëve të trenit në kuadër të Bienales "Manifesta"
Ky projekt u projektua nga Carlo Ratti Associati dhe është zbatuar nga UN-Habitat Kosova ndërsa është financuar nga Qeveria e Suedisë.
Më herët kjo hapësirë që do të lidh shumë lagje të Prishtinës nuk ka qenë funksionale ndërsa tani është shëndërruar në një shteg këmbësorësh që lidh poashtu edhe ish- Fabrikën e Tullave me Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Kjo rrugë hekurudhore është parë shpesh si simbol eksodi i vitit 1999 kur qindra mijëra qytetarë nga Kosova u larguan nga vendi për t'i shpëtuar luftës.
Nē inaugurimin e këtij projekti ishte i pranishëm ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Liburn Aliu, shefja e kabinetit të MKRS-së, Koldeta Krasniqi, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtoresha r "Manifesta"-s, Hedwig Fijen, përfaqësues nga UN-Habitat Kosova dhe përfaqësues nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
Ata theksuan se kjo ndërhyrje jo vetëm që do ta bëjë më të lehtë lëvizjen ndërmjet pjesëve të ndryshme të Prishtinës, por do të sigurojë një hapësirë të re të gjelbër për komunitetin brenda mjedisit urban.