- 09 Aug 2022
Prishtinë, e ki zemrën e madhe!
Pas 6 ditë dhurimi në 18 bashkësi lokale në Kryeqytet, nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu pati nderin që sot në emër të dhjetra familjeve të bashkëqytetarëve të Prishtinës, bashkë me ekipin e logjistikës dhe partnerët sikurse Arwid Hall e Dijana Nushi, të dorëzoj tek KFOR-i Ukrainas pakot e mbledhura me veshmbathje, produkte higjinenike e ushqimore për fëmijë, pleq, gra e burra që po luftojnë për mbijetesë si pasojë e luftës në Ukrainë.
Pafund krenare për secilën shtëpi që me nijetin më të mirë, pavarësisht politikës, hapi zemrën dhe ofroi ndihmë. Falenderimet më të përzemërta të KFOR-it dhe gazetareve Ukrainase për qytetarët e Prishtinës, që Kosova po i strehon në kuadër të projektit "Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.