- 11 Aug 2022
Në një hapësirë krejtësisht të transformuar, tashmë nën emrin "Korridori i Gjelbër", nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu bashkë me pjesëtarë të ndryshëm të shoqnisë u bënë bashkë për të nda perspektiva për angazhimin e mirëfilltë të rinisë Kosovare.
Ndër të tjera, nënkryetarja, znj. Donjeta Sahatçiu bashkë me përfaqësues nga YMCA in Kosovo, Unicef Kosovo Programme, Community Building Mitrovica, Shkolla Digjitale diskutuan hapur sfidat e ikjes masive të rinisë, mungesa e formalizimit të edukimit jo-formal dhe vullnetarizmit krahas mundësive për eksplorim, punësim dhe pjesëmarrje aktive të tyre në vendimet për lagjen, qytetin e shtetin.
Manifesta Biennial, UN-Habitat Kosovo, CRA-Carlo Ratti Associati - kjo hapësirë do të na mbetet trashëgimi e përjetshme dhe dëshmi e fuqisë së hapësirave publike në të mirë të komunitetit.