Drejtori i Bujqësisë, Plator Gërdovci ka takuar fermerët e fshatrave Prugovc, Barilevë e Drenovc, të cilët janë përfitues të serrave nga Komuna e Prishtinës

- 12 Aug 2022

Drejtoria e Bujqësisë përmes mbështetjes së fermerëve, po synon të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, të cilat do kenë mbështetje të vazhdueshme.

"Ne do të vazhdojmë të ofrojmë serra për fermerët e Komunës së Prishtinës dhe kemi planifikuar ta rrisim numrin e tyre", ka thënë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Plator Gërdovci.