- 12 Aug 2022
Në takim e mbajtur sot me z. Carsten Micheel, drejtor dhe projekt menaxher në ICME dhe znj. Mimoza Kurteshi, menaxhere e projektit për fizibilitetin e Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës, u diskutua për përgatitjet dhe punët që kanë përfunduar deri më tani dhe fillimin e fazës së dytë të fizibilitetit për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.
Komuna e Prishtinës ka caktaur lokacionin për ndërtimin Spitalit të Përgjitshmëm të Prishtinës i cili është pranuar nga ICME dhe tani do të vazhdohet me fazën e dytë të punëve për realizimin e këtij projekti.
Puna do të vazhdojë me të gjithë partnerët institucional vendor dhe ndërkombëtar deri në themelimin dhe funksionalizimin e plotë të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës i cili është i domosdoshëm për ofrimin e shërbimeve shëndetësore sekondare për kryeqytetasit!