Nënkryetarja, znj. Sahatçiu bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Musliu vizituan Qendrën e Kompostimit në Prishtinë

- 16 Aug 2022

Qendra e Kompostimit në Prishtinë - e para e këtij lloji në Kosovë, afër funksionalizimit të plotë. Ekonomi qarkore, kursim, mbrojtje ambienti - agjendë e gjelbër.

Nënkryetarja, znj. Sahatçiu bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Musliu dhe ekipin e tij nga Sektori i Menaxhimit të Mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike sot vizituan punimet në qendrën e kompostimit, ku dëgjuan ekipin e ndërmarrjes Hortikultura si përfitues të parë të plehut organik dhe ndanë perspektivat për rëndësinë që kjo qendër dhe qendrat e ardhshme kanë në vizionin e gjelbër.

Projekti është inicuar në dhjetor 2019 me mbështetje nga Qeveria Sllovene nëpërmjet Qendrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe nga Qeveria Gjermane nëpërmjet Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH përmes Fondacionit Jeshil.