- 18 Aug 2022
Me mbështetje të Drejtorisë së Sportit të Kryeqytetit, Klubi Gërmia 555, organizon aktivitet me biçikleta në Parkun e Gërmisë, për fëmijët e moshës 7 - 14 vjet këtë të shtunë, me datë 20 gusht, nga ora 10:00 deri 11:30.
Ftojmë të gjithë fëmijët dhe prindërit që t'i bëjnë gati biçikletat dhe helmetat për të kaluar një fundjavë të këndshme sportive, pa vetura.
Për sigurinë e pjesëmarrësve do të kujdeset Policia e Kosovës.