Dje, në sheshin “Edit Durham” u hap Tregu i Bizneseve

- 23 Aug 2022

Tregu i bizneseve është i pari i këtij lloji në Prishtinë dhe e veçanta e tij është se të gjitha bizneset udhëhiqen nga gra.

Ky treg përbëhet nga biznese të vogla dhe biznese me ide kreative.

Në shtëpizat e këtij tregu do të mund të gjeni veshje tradicionale, suvenire, aksesorë, kartolina punëdore, dhurata të ndryshme etj.