Vazhdojnë aksionet ndaj ndërtimeve pa leje në Kryeqytet

- 22 Aug 2022

Drejtoria e Inspekcionit edhe gjatë këtyre ditëve do të jetë në terren me ekipe kujdestare të inspektorëve të cilët do t’i shikojnë të gjitha procedurat ligjore të parapara ndaj personave që takohen duke bërë punë ndërtimore pa leje ose në kundërshtim me lejen e lëshuar nga organi kompetent i Komunës së Prishtinës.

Ju bëjmë thirrje që të mos përsëriten praktikat e tilla të kryerjes së punëve të kundërligjshme ndërtimore, meqenëse puna e ekipeve të inspekcionit në terren do të vazhdojë për të ndaluar këtë dukuri.