Njoftim për banorët e lagjes Mati

- 25 Aug 2022

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me GIZ Kosovo ka përfunduar analizën e lokacioneve për vendosjen e kontejnerëve në lagjen Mati. Pas analizës janë propozuar edhe lokacionet potenciale dhe numri optimal i kontejnerëve për këtë lagje.

E vlerësojmë jashtëmase bashkëpunimin me qytetarët, andaj ju ftojmë në një takim konsultativ në lidhje me këtë çështje.

Takimi do të mbahet të hënën, me datë 29 gusht 2022, duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 18:00, në Sallën e Kuvendit Komunal – Objekti i Vjetër i Komunës së Prishtinës.

Ju mirëpresim!