Takim konsultativ me qytetarë për projektin: “Ndërtimi i Fushës së Minigolfit”

- 01 Sep 2022

Komuna e Prishtinës është duke bërë përgatitjet për projektin: “Ndërtimi i Fushës së Minigolfit”.

E vlerësojmë jashtëmase bashkëpunimin me qytetarët, andaj ju ftojmë në një takim konsultativ për të diskutuar rreth këtij projekti.

Takimi do të mbahet të enjten, me datë 08 shtator 2022, duke filluar nga ora 17:00 deri në orën 18:00, në Parkun e Taukbahçes, pranë Restaurant “Parku”.

Ju mirëpresim!