Njoftim për qytetarë - Të shtunën bëhet pastrimi gjeneral i rrugëve Ilir Durmishi, Afrim Maliqi, Mehmet Bushi, Besa, Mehmet Gradica, Arianit Berisha, Fadil Fehrati, Rinia, Demokracia, Tirana

- 09 Sep 2022

Të shtunën, më 10 shtator 2022, nga ora 09:00, do të bëhet pastrimi gjeneral i rrugëve:

Rr. “Ilir Durmishi”
Rr. “Afrim Maliqi”
Rr. “Mehmet Bushi”
Rr. “Besa”
Rr. “Mehmet Gradica”
Rr. “Arianit Berisha”
Rr. “Fadil Fehrati”
Rr. “Rinia”
Rr. “Demokracia”
Rr. “Tirana”
Parkingjet (afër kafeve të vogla)
dhe parkingjet përreth, rrugët lidhëse, si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Më pas do të bëhet edhe pastrimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në këto hapësira.

U bëjmë thirrje banorëve të lagjes që në këtë ditë të mos i parkojnë automjetet në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për të mos penguar në realizimin e punimeve.

Lusim qytetarët tanë të bashkëpunojnë, sepse në rast të mos respektimit të këtij njoftimi nuk do të marrim përgjegjësi për dëmtime të veturave apo mjeteve tjera motorike në këto rrugë dhe hapësira tjera publike të kësaj zone.