Fillojnë punimet në Parkun Linear në lagjen e Spitalit

- 06 Oct 2022

Kanë filluar punimet e Parkut Linear në lagjen e Spitalit, ky park do të implementohet përgjatë dhe anash Rr.Vëllezërit Dehari respektivisht në hapësirën ku ka qenë më parë Luna Parku, para Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe në ishujt mbi rrugë anash Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ky park do të përfshijë:
· Shtigjet për këmbësorë (materiali nga guri natyror);
· Hapësira të vogla rekreative (trampolinë për fëmijë);
· Mobileri urbane në harmoni me natyrën rrethuese;
· Sipërfaqja totale: 16.000m2;
· Trajtim i sipërfaqes së gjelbërt: 12.000m2;
· Gjelbërim i shtuar: Drunj dekorativ 200 copë, shkurre dhe bimësi e ulët 380 copë.

Në bazë të analizave të lokacionit përreth dhe qarkullimit të këmbësorëve dhe veturave kjo hapësirë nuk do ti ketë në fokus lodrat për fëmijë, mirëpo do të përmbajë elemente përcjellëse sikurse trampolinat e vendosura në tokë që do të jenë atraktiktive për fëmijë. Në përgjithësi, dizajni është më i qetë, përmbanë hapësira për t’u ulur, gjelbërim të niveleve të ndryshme (pra shkurre/lule dhe drunjë) dhe qasje që u’a mundëson këmbësorëve lëvizjen më të lehtë dhe më të sigurtë.
Implementimi i projektit ka filluar më datën 03 tetor 2022 dhe sipas planit dinamik supozohet që brenda 90 ditëve të përfundojë realizimi gjithmonë nëse operatori ekonomik i përmbahet kontratës.​