Takim me banorët e lagjes Dardania për shpalosur projektin: Projektimi për renovim infrastrukturor dhe artistik të tunelit të Kurrizit

- 10 Oct 2022

Të nderuar qytetarë,

Me qëllim të shpalosjes së projektit “Projektimi për renovim infrastrukturor dhe artistik të tunelit të kurrizit”, Drejtoria për Kulturë organizon takim me qytetarët e lagjes “Dardania” për të bashkëbiseduar lidhur me të mirat që sjellë projekti.

Takimi do të mbahet të enjtën, me datë 13 tetor, në Biblotekën “Hivzi Sylejmani”, duke filluar nga ora 17:00 - 18:00.

Bashkëpunimi i drejtpërdrejt me qytetarët ndihmon në zhvillimin dhe zgjidhjen e problemeve të Kryeqytetit.

Prandaj, ju bëjmë thirrje banorëve të kësaj lagjeje të marrin pjesë në këtë takim, si mundësi e mirë për të ofruar ide rreth realizimit të projektit.