Thirrje për aplikim - Tregu i Bizneseve

- 11 Oct 2022

QËLLIMI 

 

Tregu i Bizneseve  ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla, bizneseve me ide kreative dhe OJQ-ve. Qëllimi i këtij tregu është krijimi i  hapësirave dhe mundësive  për bizneset dhe OJQ-të në kryeqytet, me theks të veçantë atyre që veprimtarinë kryesore e kanë punën e dorës. 

 

Përfituesit e këtyre shtëpizave do të kenë rastin të bëjnë shitjen e  veshjeve tradicionale,  suvenireve, aksesorëve, dhuratave, kartolinave punëdore, luleve etj., në 2 shtëpiza në sheshin  “Edit Durham”.

 

 

RREGULLAT E TREGUT TË BIZNESEVE  

1)        Vendi dhe orari i punës

 

Përfituesit e shtëpizave të këtij Tregu do të fillojn1% punën në fund të muajit tetor, ku do të qëndrojnë hapur deri në muajin dhjetor, me mundësi të vazhdimit të  kontratave për përfituesit.

Gjatë këtyre muajve  përfituesit  lejohen të punojnë çdo ditë, nga e hëna në të dielën duke filluar prej orës 09:00 deri në orën 22:00. Asnjë shitje nuk do të lejohet para orës 09:00 si dhe pas orës 22:00.

 

2)      Kriteret e aplikimit

Përzgjedhja e aplikuesve do të bëhet nga një komision i posaçëm i formuar nga Komuna e Prishtinës. Pasi numri i shtëpizave do të jetë i limituar është bërë aplikimi i kritereve si më poshtë në mënyrë që selektimi të jetë sa më adekuat:

  • Aplikimi do të bëhet për  shitjen e veshjeve tradicionale,  suvenireve, aksesorëve, dhuratave dhe  kartolinave punëdore, luleve, etj.
  • Aplikuesit duhet të jenë të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës si dhe të jenë pajisur me arkë fiskale;
  • Aplikuesit duhet të kenë dëshmi të ushtrimit të veprimtarisë specifike për të cilën do të aplikojnë;
  • Aplikuesit duhet të jenë pajisur me mjete/vegla të përshtatshme pune për veprimtarinë të cilën do ta ushtrojnë në Tregun e Biznesve.
  • Bizneset/OJQ –të të cilat udhëhiqen nga gratë, do të trajtohen me prioritet;
  • Bizneset/ OJQ-të të cilat janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës, do të trajtohen me prioritet.
  • Aplikuesit të cilat dorëzojnë dokumentacionin e aplikimit të parat që nga data e njoftimit, do të trajtohen me prioritet; 
  • Bizneset/OJQ-të të cilat promovojnë përdorimin e produkteve lokale/vendore do të trajtohen me prioritet.
  • Në rast të numrit të madh te të interesuarve, do të shqyrtohet mundësia e shfrytëzimit të shtëpizave me rotacion.

 

3)      Tarifa e shfrytëzimit të shtëpizave

 

Tarifat për shfrytëzimin e shtëpizave të tregut të bizneseve  janë përcaktuar duke u bazuar në rregulloren për shfrytëzimin e hapësirave publike, ku pagesa aplikohet në bazë të hapësirës publike të cilën e zë një shtëpizë. Pra, përfituesit do të jenë të obliguar të paguajnë paraprakisht shumën prej 10.00 Euro për m2 për periudhë një mujore të shfrytëzimit të shtëpizës në hapësirë publike.

 

 

4)      Kodi mirësjelljes dhe obligimet shtesë

 

Të gjithë shfrytëzuesit e shtëpizave janë të obliguara të tregojnë frymë bashkëpunimi të mirëfillt në mes tyre. Në mënyrë që ky bashkëpunim të jetësohet sa më mirë, Komuna e Prishtinës ndalon rreptësishtë aktet si më poshtë:

 

  • Kryerjen e akteve të paligjshme dhe të dhunshme brenda hapësirës  të tregut;
  • Abuzimin verbal ose fizik të personave të cilët përfaqësojnë përfituesit konkurrues, si dhe të blerësve apo qytetarëve të tjerë kalimtarë;
  • Shitjen e produkteve të cilat nuk janë paraparë të shiten në asnjërën prej shtëpizave;
  • Obligohen të gjithë përfituesit që pas përfundimit të orarit të punës ta pastrojnë shtëpizën e tyre dhe hapësirën rreth saj.

 

Nëse bëhet kryerjen e akteve të lartë shënuara, sanksionimi do të jetë marrja e lejes për shtëpizë, dhe nuk do të bëhet kthimi i mjeteve të paguara për shfrytëzim të saj.

 

 

 

Dokumentacioni i kompletuar  duhet të dorëzohen prej 11 deri  19 Tetor   2022, në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, sporteli nr 1. në Komunën e Prishtinës (objekti i vjetër).

 

T H I R R J A