- 22 Nov 2022
Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-012, Ligji për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën, Prishtina është njësi e vetëqeverisjes lokale me status dhe organizim të veçantë, ndryshe nga komunat e tjera. Neni 6 i këtij ligji e përcakton se Kryeqyteti ka stemën, vulën, emblemën dhe flamurin e vet në pajtim me legjislacionin për vetëqeverisje lokale dhe ligjet tjera përkatëse. Njëkohësisht, edhe emërtimi zyrtar i Prishtinës ndryshon nga “Komuna e Prishtinës” në “Prishtina”.
Përmes kësaj thirrje Kryeqyteti i fton të gjithë Operatorët Ekonomik (mëtutje OE) të fushës së dizajnit, sipas kushteve të përcaktuara të kualifikimit mëposhtë, të propozojnë ide për identitetin vizuel - pamjen dhe përjetimin e ri të Prishtinës si Kryeqytet.
Termat e referencës për dizajnimin e identitetit të ri të Prishtinës
Procedura zhvillohet nëpërmjet sistemit e-prokurimi