- 01 Dec 2022
“Tregu i Fundvitit” është aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës (Kryeqyteti) për të festuar së bashku festat e fundvitit në hapësirë publike me muzikë, ushqim, pije, suvenire dhe aktivitete argëtimi.
Ky treg këtë fundvit do të organizohet për 26 ditë kalendarike, brenda periudhës 13 dhjetor 2022 ora 20:00 dhe 8 janar 2023 ora 24:00, si dhe do të përqëndrohet në hapësirën publike përgjatë rrugës Xhorxh Bush, nga kryqëzimi me Rr. Bill Klinton e deri tek kryqëzimi me Rr. Garibaldi. Tregu do të përbëhet nga 1 skenë për performancë, 40 shtëpiza të drurit dhe hapësira jashtë shtëpizave të paracaktuara në destinim dhe pozicion.
Përmes kësaj thirrje ftojmë të gjitha bizneset dhe OJQ-të e regjistruara që të aplikojnë për të ofruar shërbimet e tyre sipas kategorive të përcaktuara në vijim, brenda shtëpizave apo jashtë tyre, brenda 26 ditëve të tregut.
Procesi i aplikimit
Pjesë e kësaj thirrje janë forma e aplikimit dhe forma “Deklarata për shërbim”. Të dyja duhet të plotësohen sipas shablloneve dhe bashkë me dokumentet e kërkuara përcjellëse tek kriteret e aplikimit të dorëzohen në formë elektronike me e-mail në komunaprishtine@rks-gov.net deri më datën 6 dhjetor ora 16:00.
Procesi i përzgjedhjes
Pas mbylljes së afatit të aplikimit bëhet vlerësimi i bizneseve dhe OJQ-ve sipas kritereve të përcaktuara nga një komision i krijuar nga Komuna e Prishtinës (Kryeqyteti) dhe publikohet lista me të para-kualifikuar. Bizneset dhe OJQ-të e para-kualifikuara do të përzgjedhen për hapësirë/shtëpizë dhe pozicion me short në një takim publik për secilën kategori ndaras, jo më larg se 10 dhjetor ora 18:00.