Njoftim për zgjedhjen e laureatëve të vitit 2022

- 10 Jan 2023

Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës - Drejtoria për Sport edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e Laureatëve të dalluar për vitin 2022, andaj ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për:
• Sportistin;
• Klubin;
• Trajnerin;
• Gjyqtarin;
• Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës.


Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet:

• Çmimi – Post Mortum;
• Çmimi special – Për kontribut jetësor;
• Veterani i Vitit;
• Punëtori Sportiv i Vitit;
• Çmimi për Përfaqësim të Prishtinës.

Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë mund të bëhen individualisht, përmes klubeve dhe federatave sportive, në sportelin nr. 5 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 11 janar deri më 25 janar 2023.

Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2022.

Gjatë propozimit për laureatët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2022.

Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës.