Thirrje për aplikim - Dhurimi i mjeteve bujqësore për familjet në kushte jo të favorshme socio-ekonomike

- 20 Jan 2023

Duke u bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit mes Fondacionit “Amaneti” dhe Komunës së Prishtinës, me nr.14-024/01-253182/22, të datës, 18.11.2022, u bën thirrje të gjitha familjeve përfituese dhe familjeve në kushte jo të favorshme socio-ekonomike të  Komunës së Prishtinës që të aplikojnë për:

 

  1. 3 (tre) kultivatorë; 
  2. 3 (tre) lopë qumështore;
  3. 5 (pesë) koshere bletësh si dhe 
  4. 1 (një) serë (180m2).

 

Familjet në kushte jo të favorshme socio-ekonomike duhet t’i plotësojnë këto kritere:

 

  1. Të jetë regjistruar në regjistrin civil të Komunës së Prishtinë (banorë të Komunës së Prishtinës);
  2. Nëse janë përfituese të ndonjë skeme sociale apo në kushte jo të favorshme socio-ekonomike;
  3.  Në kushte të barabarta, përparësi do të ketë aplikuesi me më shumë anëtarë dhe familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara.

 

Dokumentet të cilat janë të domosdoshme për të aplikuar janë:

  

  1. Kopja e një dokumenti identifikues valid të Republikës së Kosovës; 
  2. Çertifikata mbi pronësinë e paluajtshme (nëse aplikohet vetëm për serë); 
  3. Vërtetimi (informatë) mbi vendbanimin e përhershëm;
  4. Nëse personi/familja është shfrytëzuese e ndihmës sociale, kopje e kartelës sociale me afat vlefshmërie;
  5. Nëse personi është shfrytëzues i Vendimit të pensioneve të personave me aftësi të kufizuara, të lëshuar nga MPMS-së, kopje e vendimit me afat vlefshmërie;
  6. Të mos jetë përfitues i ndonjë subvencioni nga Drejtoria e Bujqësisë/donator për 3 vitet e fundit;
  7. Deklaratë për të hyrat financiare të familjes.

 

Si të aplikoni:

Të deklarohet për cilin grant bujqësor po aplikoni ( rretho, mundeni me shumë se një)

 

  1. 3 (tre) kultivator; 
  2. 3 (tre) lopë qumështore;
  3. 5 (pesë) koshere bletësh si dhe 
  4. 1 (një) serë (180m2).

 

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në adresën e mëposhtme:

 

Komuna e Prishtinës (objekti i vjetër), Drejtoria e Mirëqenies Sociale, Rr.UÇK nr. 2, 10000, Prishtinë, Qendra për Shërbime me Qytetarë, kati përdhesë, sporteli nr.3.

 

Afati për dorëzimin e dokumentacionit është nga data 20.01.2023 deri me 30.01.2023, gjegjësisht 7 ditë pune.

 

Të gjitha aplikacionet e dërguara pas afatit nuk do të merren parasysh.

 

 Thirrje për aplikim