Komuna e Prishtines fillon rrenimin e shtepive te braktisura, me rrezik per shendetin publik dhe qytetaret

- 16 Mar 2015

Sot, Drejtoria e Inspekcionit e Komunes se Prishtines, ne bashkepunim me Policine e Kosoves, në lagjen “Tophane” nisi aksionin ku u rrënua një shtëpi e braktisur dhe e mbushur me mbeturina, duke vazhduar edhe ne Stadiumin e Qytetit, per te rrenuar nje objekt te pashfrytezuar te WC-se publike.

Komuna e Prishtines do te vazhdoje me identifikimin dhe rrenimin e shtepive te braktisura dhe te objekteve te ndryshme , te cilat paraqesin rrezik per shendet publik dhe rrezik per qytetaret, marre parasysh se ka shume te tilla ne kryeqytet.
“Është e papranueshme situata qe sot kemi në Prishtinë me shtëpi të braktisura dhe të djegura dhe të mbushura me mbeturina të ndryshme. Tash e tutje çdo shtëpi që identifikohet, që është e braktisur dhe paraqet rrezik për shëndetin publik është subjekt i Inspektoratit dhe do të bëhet rrënimi dhe pastrimi i atij territori “ tha drejtori i Inspekcionit Xhelal Svecla.
Sipas tij, rastet më të rënda deri tani janë në lagjen “Tophane”, “Kodra e Trimave” dhe në lagjen “Kacallart”. Aksione te tilla do te vazhdojne cdo dite, ne bashkepunim me Drejtorine e Kadastrit dhe Drejtorine e Prones, derisa mbetjet e ketyre shtepive do te largohen dhe do te sistemohen.