Thirrje për aplikim për vendosjen e pajisjeve për matjen e nivelit të zhurmës për subjektet afariste në sektorin e gastronomisë

- 20 Feb 2023

QËLLIMI

Thirrja ka për qëllim caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në sektorin e gastronomisë, si dhe parandalimin dhe shmangien e efekteve të dëmshme, duke përfshirë bezdisjen  e qytetarëve, si rezultat i ekspozimit të zhurmës së krijuar si pasojë e ndotjes akustike nga sektori i gastronomisë brenda kufijve administrativ të Kryeqytetit.

Kjo thirrje bëhet për të  gjitha subjektet afariste si kafenetë,  restorantet, baret, klubet e natës dhe të gjitha hapësirat e gastronomisë në kuadër të lokaleve që ushtrojnë veprimtari të ndryshme, për vendosjen e pajisjes  për matjen e nivelit të zhurmës në sektorin e gastronomisë në territorin e Kryeqytetit.

 

KUSHTET E APLIKIMIT

Subjektet afariste me rastin e aplikimit duhet të dorëzojnë:

  • Kopjen e certifikatës së biznesit;
  • Kopjen e certifikatës së pronës ose kopjen e kontratës mbi qiranë
  • Kopjen e letërnjoftimit të pronarit/es të biznesit;
  • Kopjen e  letërnjoftimit të menaxherit/es së subjektit që do të jetë pikë kontakti për këtë aplikim;
  • Kopja e faturës së rrymës për muajin paraprak (dëshmi adrese);
  • Email adresa dhe numri i telefonit të menaxherit/es së subjektit

 

Kryeqyteti do të sigurojë pajisje për matjen e zhurmës për çdo subjekt afarist të sektorit të gastronomisë sipas hapësirës së nevojshme për të mbuluar dhe njëkohësisht do të pajisë subjektin me certifikatë me të cilën përcaktohet:

  • orari i punës për subjektin afarist  të gastronomisë;
  • niveli i decibelëve të lejuar sipas vlerave të përcaktuara në shtojcën e rregullores;
  • data e lëshimit kur hyn në fuqi matja e nivelit të zhurmës në pajtim me procedurat, si dhe kushtet tjera eventuale të përcaktuara me dispozitatat e rregullores;

 

PAGESA

Subjekti afarist obligohet që në marrjen e çertifikatës të paguajë taksën e njëhershme, në vlerë prej 180 euro për çdo pajisje, që mbulon shpenzimet e pajisjes dhe mirëmbajtjes së saj sipas rregullores në fuqi.

 

 

AFATI I APLIKIMIT

Aplikimi mund të bëhet nga data 20.02.2023 deri me datën 13.03.2023 në ora 16:00, në sportelin nr.1, kati përdhesë, objekti i vjetër i Komunës apo Online duke klikuar në linkun: https://apliko.ndotja-akustike.com/

 

Nëse keni nevojë për informata apo sqarime shtesë, ju lutem shkruani në adresën elektronike: Sektorizhvillimit.pr@rks.gov.net;

 

THIRRJA