- 22 Feb 2023
Qëllimi
“Shtëpizat e librave në hapësira publike” është projekt i ideuar dhe organizuar me qëllim që qytetarëve të i`u ofrohet një zgjidhje e gjerë e librave që ju interesojnë dhe që i përshtatet nivelit tyre të leximit. Andaj, në përputhje me kërkesat e lexuesve dhe të shtëpive botuese, do të krijojmë kënde të pëlqyeshme dhe funksionale për shitjen e librave në hapësira publike.
Rregullat e Shtëpizave të Librave
Vendi dhe orari i punës:
Shitja e librave në shtëpizat e vendosura në hapësira publike do të fillojë me 23 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Librit.
Shfrytëzuesit e shtëpizave do të lejohen të punojnë çdo ditë, nga e hëna deri në të dielën, duke filluar nga ora 9:00 deri në 20:00.
Kriteret e aplikimit:
Përzgjedhja e shfrytëzuesve të shtëpizave të librave në hapësira publike, do të bëhet nga një komision i posaçëm i formuar nga Kryetari i Kryeqytetit. Pasi që numri i shtëpizave nuk do të jetë i limituar, përzgjedhja e aplikueseve do të bëhet në bazë të plotësimit të kritereve.
Kriteret bazë:
- Shtëpitë botuese të dëshmojnë numrin e botimeve/editimeve të librave të rinj në dy vitet e fundit;
- Shtëpitë botuese duhet të paraqesin dëftesat e dorëzimit të pesë ekzemplarëve në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në dy vitet e fundit;
- Shtëpitë botuese duhet të dëshmojnë kontratat/bashkëpunimet (nëse kanë të tilla) me shtëpi tjera botuese brenda dhe jashtë vendit;
- Shtëpitë botuese kanë të drejtë të aplikojnë vetëm për një shtëpizë të librit, por mundtë paraqesin deri në tri preferenca për lokacionin (hapësirën publike) se ku do të dëshironin të vendosej shtëpiza e tyre. Preferencat nuk vlejnë për sheshet e Kryeqytetit;
- Shtëpitë botuese duhet të paraqesin dizajnin për shtëpizën e tyre të librit, sipas dimensioneve dhe metrave katrorë që i konsiderojnë të përshtatshme dhe të ceken materialet me të cilat do të punohet shtëpiza;
- Shtëpitë botuese duhet të paraqesin një plan të aktiviteteve të cilin do ta implementojnë për komunitetin në festa dhe data të veçanta.
Aplikuesit-et duhet t`i bashkëngjisin edhe këto dokumente:
- Certifikata e regjistrimit të biznesit me informata, e cila dëshmon se veprimtaria ushtrohet në territorin e Kryeqytetit;
- Kopja e letërnjoftimit të pronarit-es të shtëpisë botuese;
- Të dhënat e pronarit-es të shtëpisë botuese: e-mail adresa, numri i telefonit.
Informata shtesë për aplikuesit-et e suksesshëm:
- Shtëpitë botuese të suksesshme në aplikim do të njoftohen përmes platformave elektronike;
- Shtëpitë botuese do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Kryeqytetin, ku do të specifikohen të gjitha kushtet dhe obligimet shtesë për të dy palët;
- Periudha e shfrytëzimit të hapësirës publike për shtëpiza, do te jetë pesë (5) vite me mundësi vazhdimi;
- Shtëpitë botuese do të investojnë në ndërtimin e shtëpizës së librit;
- Dizajni, metrat katrorë, materiali i ndërtimit dhe lokacioni i vendosjes së shtëpizës së librit , përcaktohet nga Kryeqyteti, në koordinim me aplikuesin-en.
Aplikimi mund të behët nga data 23.2.2023 deri më 9.3.2023, në sportelin nr.1, kati përdhesë, objekti i vjetër i Komunës.
Nëse keni nevojë për informata apo sqarime shtesë, ju lutem shkruani në adresën elektronike: Sektorizhvillimit.pr@rks.gov.net;