Thirrje për aplikim për dy përfaqësues të shoqërisë civile si pjesëmarrës të procesit të vlerësimit të granteve dhe subvencioneve për vitin 2023 - Drejtoria e Bujqësisë

- 23 Feb 2023

Komuna e Prishtinës - Drejtoria e Bujqësisë,  me qëllim të rritjes së transparencës, duke u bazuar në Rregullorën për ndarjen e subvencioneve në komunën e Prishtinës, hap thirrje për dy  përfaqësues të shoqërisë civile si pjesëmarrës të procesit të vlerësimit të granteve dhe subvencioneve për vitin 2023.

Për të përzgjedhur përfaqësuesin e shoqërisë civile në cilësinë e anëtarit të komisionit, me qëllim të vlerësimit të procesit për dhënie të granteve dhe subvencioneve, ftohen OSHC-të aktive në lëmin e bujqësisë, ekonomisë dhe medias në Kosovë, për të nominuar përfaqësuesit e tyre. Ftesa është e hapur për të gjitha OSHC-të nga lëmi i bujqësisë  të regjistruara dhe rrjetet e OSHC-ve në Kosovë, pavarësisht anëtarësimit në Platformën CiviKos.

KRITERET PËR ORGANIZATAT QË NOMINOJNË KANDIDATËT

Të drejtën për të nominuar kandidatë kanë të gjitha OSHC-të që:

-        janë të regjistruara sipas Ligjit për liri të asocimit në Kosovë;

-        ekzistojnë të paktën gjatë 3 vjetëve të fundit dhe punojnë në fushën e bujqësisë, ekonomisë dhe medias.

Për t’u nominuar nga një OSHC, 2 (dy) kandidatët duhet t’i plotësojnë kriteret në vijim:

  • Të jetë i/e angazhuar  në sektorin e shoqërisë civile në Kosovë;
  • Të jetë shtetas/e i/e Republikës së Kosovës;
  • Të ketë kualifikim / por jo e domosdoshme, në fushën e bujqësisë, ekonomisë, drejtësisë, medias, komunikimit e të ngjashme, nivelet (BA/MSC);
  • Të ketë përvojë pune në shoqëri civile, në fushat e lartcekura, së paku 6 muaj;
  • Mos të ketë  qenë i angazhuar në 5 vjetët e fundit në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës dhe institucionet tjera relevante;
  • Angazhimi do të jetë në baza vullnetare, për punën e bërë nuk do të kompensohen;
  • Kandidatët e përzgjedhur do të jenë pjesë e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve;
  • Kandidatët e përzgjedhur obligohen që nga momenti i emrimit nga Kryetari i Komunës, të jenë aktivë gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes së përfituesve;
  • Mospjesëmarrja në procesin e shqyrtimit administrativ të aplikacioneve dhe zhvillimin e vizitave në terren, me qëllim të verifikimit të gjendjes faktike pa ndonjë arsye, nënkupton mos zbatim të përgjegjësive të marra. 

PROCEDURA E NOMINIMIT DHE VERIFIKIMIT

E gjithë procedura e nominimit dhe përzgjedhjes menaxhohet nga Sekretariati i Platformës CiviKos, nëpërmjet procesit të nominimit  dhe formularëve për votim, ku përcaktohen qartë të gjitha kushtet e kërkuara dhe dokumentet shtesë.

Të gjitha OSHC-të që nominojnë kandidatët e tyre obligohen që në periudhën  deri më 1.3.2023, të dërgojnë dokumentet e kërkuara për nominim të kandidatit/es, si më  poshtë:

  1. 1.      Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së;
  2. 2.      Një përshkrim (max. 1 faqe) për fushëveprimtarinë e organizatës dhe misionin;
  3. 3.      Një CV të kandidatit/es që organizata e nominon.

Të gjitha këto dokumente mund t’i dërgoni përmes emailadresën në info@civikos.net, apo përmes postës, në adresën: rr. “Bedri Pejani” 7/A 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Një panel verifikues i përbërë nga përfaqësues të Sekretariatit të Platformës CiviKos, dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Bujqësisë,  konfirmojnë plotësimin e kritereve të të nominuarëve, para zyrtarizmit të listës përfundimtare për votim.

PROCEDURA E VOTIMIT

Të drejtë për të votuar për kandidatët e nominuar kanë të gjitha OSHC-të e regjistruara sipas Ligjit për liri të asociimit në OJQ në Republikën e Kosovës. Votuesit mund të hedhin votën e tyre me e-mail, në email adresën info@civikos.net, postë të rregullt, ose personalisht në zyrën e CiviKos, në adresën: rr. “Bedri Pejani” 7/A 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës.

Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së. Në rastin e votimit në zyrën e CiviKos, organizatat duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së dhe të hedhin fletëvotimin e tyre në kutinë e votimit në zyrën e CiviKos. Votimi anonim mund të bëhet vetëm nëpërmjet votimit në zyrën e CiviKos.

Procesi i votimit organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga drejtori ekzekutiv i CiviKos. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni i Sekretariatit të Platformës CiviKos do të numërojë fletëvotimet, për të përcaktuar se cili(a) kandidat(e) ka marrë numrin më të madh të votave. Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave,  përfaqësuesi i OSHC-ve do të përcaktohet me short në mes tyre.

Për të mbikëqyrë procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhguesve të gjitha OSHC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Drejtorisë së Bujqësisë

 

T H I R R J A