- 30 Oct 2025
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se nesër, më 31 tetor 2025, në Tunelin e Kurrizit – Dardani, do të zhvillohen aktivitete kulturore të organizuara nga Kultura House.
Për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike.
Pjesa tjeter mbetet e lirë për qarkullim.
Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Kulturës, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ngjarjes, ndërsa Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë koordinimin për të gjitha aspektet e sigurisë së pjesëmarrësve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mirë se vini të shijoni atmosferën festive në kryeqytet!
.png&w=703&h=307&q=100&zc=1)