Thirrje për propozime për Kalendarin e përbashkët për Shënimin e Javës së Vajzave në TIK 2023

- 22 Mar 2023

Po vijmë edhe këtë vit me një kalendar përplot aktivitete me bashkëpunëtorë për promovimin e karrierës së vajzave në TIK dhe fuqizimin e tyre përmes teknologjisë.

Ftojmë të gjitha organizatat dhe kompanitë që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij kalendari, të dërgojnë ide/propozime dhe informata mbi organizatën/kompaninë në zana.hoxha@rks-gov.net deri më 28 mars ora 24:00.

Vitin e kaluar kemi bashkëpunuar me 20+ organizata dhe kemi takuar ~1,000 vajza anembanë Prishtinës. Ndër momentet më të mira ndonjëherë! Këtë vit edhe më shumë bashkë!