NJOFTIM PËR ORGANIZIMIN E KONSULTES PUBLIKE PËR HARMONIZIM TË BLLOKUT “D2” NË KUADËR TË PLANIT RREGULLUES “ARBËRIA 3”

- 28 Mar 2023

Duke u bazuar në Vendimin nr. 01-350/05-257641/22 dt. 25.11.2022 për harmonizim të bllokut “D2” në kuadër të Planit Rregullues “Arbëria 3”. Komuna e Prishtinës fton të gjithë të interesuarit në konsultë publike lidhur me harmonizimin e bllokut “D2” konkretisht ndërrimi i destinimit të parcelës kadastrale nr. 10302-0 Zk. Prishtinë.

Konsulta publike do të mbahet në Ndërtesën e Re të Komunës së Prishtinës, Kati 2, Drejtoria e Planifikimit Strategjik nga data. 28.03.2023 – 10.04.2023 nga ora 09:00 – 15:00

Në hollin e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik do të jetë i ekspozuar materiali (pjesa grafike) sipas Vendimit nr. 01-350/05-257641/22 dt. 25.11.2022

 

 Harta e gjendjes ekzistuese kadastrale

 

 Harta e gjendjes ekzistuese me ortofoto

 

 Harta e gjendjes së planifikuar sipas Planit Rregullues "Arbëria 3"

 

 Harta e sipërfaqes së planifikuar