- 04 Apr 2023
Qëllimi i kësaj thirrje publike është ofrimi i trajnimeve për kompanitë ndërtimore dhe stafin e tyre në regjionin e Prishtinës dhe Gjilanit. Ky trajnim është i fokusuar në fushën e vetëdijesimit të punëtorëve dhe punëdhënësve për masat mbrojtëse dhe siguria në punë.
Trajnimet do të zgjasin nga dy ditë, dhe fillojnë në muajin Prill 2023. Do të përzgjidhen dy grupe me nga 20 pjesëmarrës, një në Prishtinë dhe një në Gjilan.
Pjesëmarrësit apo aplikantët do të njoftohen me kohë për formim të grupeve, vendin, kohën dhe çështjet tjera logjistike dhe administrative. Afati i fundit për aplikim është 10.04.2023
Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: fdc.kosovo@gmail.com