Diskutim publik për ofrimin e shërbimeve direkte sociale - Drejtoria për Mirëqenie Sociale

- 07 Apr 2023

Drejtoria për Mirëqenie Sociale fton të gjitha palët e interesuara të marrin pjesë në një diskutim të hapur dhe konstruktiv në lidhje me ofrimin e shërbimeve direkte sociale dhe përkrahjen financiare për ofruesit e tyre. Diskutimi do të përqendrohet në orientimin e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në përmirësimin e kushteve për ofrimin e shërbimeve dhe do të përfshijë ide dhe sugjerime nga të gjithë palët e interesuara.

Ky diskutim do të jetë një mundësi e mirë për të dëgjuar mendimet dhe përvojat e ofruesve të shërbimeve sociale, si dhe për të identifikuar sfidat dhe mundësitë në fushën e mirëqenies sociale. Ndërkohë që Drejtoria për Mirëqenie Sociale do të paraqesë planin e saj për përmirësimin e kushteve dhe për përkrahjen e ofruesve të shërbimeve sociale.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë diskutim të rëndësishëm dhe të ndani mendimet dhe sugjerimet tuaja me ne. Ju lutem, na kontaktoni për të marrë më shumë informacione në lidhje me kohën, vendin dhe formatin e diskutimit.
Ju faleminderit!

Ju lusim që pjesëmarrjen e juaj ta konfirmoni nëpërmjet emailit
besarta.morina@rks-gov.net