Njoftim

- 19 Mar 2015

Për herë të parë në Komunën e Prishtinës do të shënohet “Dita botërore për shëndetin oral”, organizuar nga shërbimi stomatologjik, pranë QKMF – së dhe përkrahur nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Me këtë rast, dy ditë me radhë do të organizohen aktivitete të ndryshme vetëdijësuese për rëndësinë e shëndetit oral.

Më datë 20 mars do të realizohen vizita edukative – promovuese për shëndetin oral në institucionet shkollore publike dhe organizata joqeveritare.

Me datë 21 mars nga ora11:00 –15:00 në sheshin kryesor të Prishtinës do të organizohen aktivitete edukative dhe promovuese të shëndetit oral.

Me rastin e “Ditës botërore për shëndetin oral”, Komuna e Prishtinës do të organizojë edhe aktivitete kulturore, edukative.