Konsultim Publik për Rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës 01-434/01–0094474/17

- 28 Apr 2023

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik lidhur me draft rregulloren për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës 01-434/01–0094474/17.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 28.04.2023 deri me datën 27.05.2023, ndërsa Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datës:


1.Me qytetarë, Biznese, Shoqëri Civile dhe anëtarëve të Kuvendit: 11 Maj 2023, ora 10:00 -14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal me live-stream.

 

 Draft rregullorja për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës 01-434/01–0094474/17

 

 Rregullore mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës

 

*Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datë 27.05.2023, në ora 23:59, tek email-i: osman.bllaca@rks-gov.net