Ftesë për aplikim për anëtarë të Komisionit Vlerësues për projektet e OJQ-ve në fushën e shërbimeve sociale

- 08 May 2023

Ftesë për aplikim për anëtarë të Komisionit Vlerësues për projektet e OJQ-ve në fushën e shërbimeve sociale, ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve: që ofrojnë  shërbime direkte  për grupet e ndryshme të cenueshme dhe në nevojë, që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; ofruesve të shërbimeve sociale, ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara; fuqizim të të rinjve dhe grave, që ofrojnë të mira materiale për familjet skamnore

 

Bazuar në Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në nenin 8, paragrafin 3.2, parasheh që pjesë e çdo Komisioni Vlerësues për vlerësimin e projektpropozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas thirrjes publike, duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë një përfaqësues të OJQ-ve.

 

Për këtë qëllim DMS-ja fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të Komisionit vlerësues për të vlerësuar projektpropozimet e dorëzuara nga OJQ-të, sipas Thirrjes publike në fushën e Shërbimeve Sociale, për ofrimin e shërbimeve direkte për grupet e ndryshme të cenueshme dhe në nevojë, për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve: që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ofruesve të shërbimeve sociale, ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara; fuqizim të të rinjve dhe grave, që ofrojnë të mira materiale për familjet skamnore,  të datës 8.5.2023, të publikuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale.

 

Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqëri civile, me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e shërbimeve sociale, që ofrojnë  shërbime direkte  për grupet e ndryshme të cenueshme dhe në nevojë, për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve: që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; ofruesve të shërbimeve sociale, ofruesve të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, fuqizim të të rinjve dhe grave, që ofrojnë të mira materiale për familjet skamnore, iu mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësi të:

 

  • një përfaqësuesi nga OJQ-të dhe
  • një përfaqësuesi në cilësinë e ekspertit.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

 

  • një letër motivimi;
  • një CV të përditësuar;
  • kualifikimi;

 

Aplikimi është nga data 8.5.2023 deri më 16.5.2023.

Aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit të kërkuar  në:

Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Mirëqenies Sociale, rr, UCK, nr. 2, 10000, Prishtinë, Qendra për shërbime me qytetare, kati I, sporteli nr.3. 

DMS-ja do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj ftese publike, do të janë pjesë e Komisionit Vlerësues të thirrjes publike në fushën e shërbimeve sociale, aftësimit profesional, punësimit, pensioneve dhe zhvillimit të aktiviteteve të promovimit për të drejta sociale për grupet e cenueshme, të datës 8.5.2023, të publikuar nga Drejtorin e Mirëqenies Sociale.

 

 FTESË PËR APLIKIM