Njoftim për qytetarët e lagjes "Taslixhe", për votimin e kryetarit/es dhe kryesisë së Bashkësisë lokale

- 16 May 2023

Të nderuar qytetarë të lagjes "Taslixhe",

Ju njoftojmë se me datë 17.05.2023, në orën 18:00, në ambientet e shkollës "Gjergj Fishta", do të mbahet takim me qytetarët e lagjes "Taslixhe", për votimin e kryetarit/es dhe kryesisë së Bashkësisë lokale.

Ju lutemi të jeni të pranishëm në këtë takim, veçanërisht gratë dhe vajzat, dhe të jepni votën tuaj për të zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së Bashkësisë lokale.
Ju ftojmë të ndani këtë njoftim me bashkëqytetarët tuaj të lagjes "Taslixhe".

Ju lusim që me vete të merrni një dokument identifikimi, për të bërë verifikimin e identitetit para votimit.