- 23 May 2023
Duke u bazuar në Rregulloren për ushtrimin e veprimtarisë taksi të udhëtarëve me numër 01/346/02-257624/22 të datës 25.11.2022, përmes së cilës përcaktohet mënyra e kryerjes dhe organizimit të transportit të udhëtarëve me taksi në territorin e Kryeqytetit dhe Planit të Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (ku masa P7 e këtij plani parasheh implementimin e “Përmisimit i të Rregullimit dhe Monitorimit të Shërbimeve të Taksive”, drejtoria e Shërbimeve Publike shpall këtë “Thirrje për aplikim për licencimin e operatoreve Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik)” për organizmin e transportit të udhëtarëve”,
Taksi Kompani (Person juridik) të cilët aplikojnë për tu pajisur me licenca për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve, duhet të paraqesin këto dëshmi:
-Përshkrim i shkurtër i kompanisë;
-biznes plan i qëndrueshëm;
-të jetë i regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK);
-të ketë selinë në territorin e Kryeqytetit;
-të jetë i/e pajisur me certifikatën që dëshmon se nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj);
-të dorëzojë planin detaj të financimit për blerjen e veturave hibrid apo elektrike duke specifikuar numrin e tyre; Plani duhet të përfshijë flotën prej minimum 10 (dhjetë) vetura dhe maksimum 40 (dyzet) vetura ose dëshmi që i posedon ato;
-letër mbështetëse (përkrahje, referencë) nga banka për financimin e blerjes së veturave(e specifikuar me vlerë monetare);
-në rast të deklarimit se financimi do të bëhet me mjete vetanake- të ofrohen dëshmi të verifikueshme mbi gjenden financiare , si p.sh. qarkullimi gjatë dy viteve të fundit, posedim i mjeteve financiare apo marrëveshje/dokument i noterizuar i cili dëshmon këtë financim ( duke plotësuar kriteret e lartshënuara piken 6 dhe 7);
-të paraqes ofertën me specifikim teknik të veturave elektrike për transport taksi të udhëtarëve drejtuar operatorit ekonomik;
-të dorëzoj specifikimin teknik të tri (3) stacioneve për mbushje elektrike të veturave- të cilat do të vendosen: një (1) në hapësirën e vend parkimit të etnitetit juridik dhe dy (2) në hapësira publike që do të përcaktohet nga Kryeqyteti, e cila do të jetë me qasje pa pagesë për të gjithë qytetarët (përfshirë edhe taksistët individual);
Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) të cilët aplikojnë për tu pajisur me licenca për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve, duhet të paraqesin këto dëshmi:
- Të jetë i/e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK);
- të dorëzojë planin e financimit për blerjen e veturës hibride apo elektrike, ose të dëshmon se posedon një të tillë;
- të jetë banor/e i/e Kryeqytetit (dëshmi për vendbanim);
- të jetë i/e pajisur me certifikatën që dëshmon se nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 6 muaj);
- të jetë i/e pajisur me certifikatën e mjekut (jo më e vjetër se 6 muaj).
Vetura me të cilin kryhet transporti taksi i udhëtarëve për Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) duhet:
- të jetë me pesë (4+1) ulëse;
- të ketë timonin në krahun e majtë dhe të ketë së paku katër (4) dyer;
- të jetë hibrid dhe/apo elektrik;
- vetura elektrike duhet të kenë kapacitete të udhëtimit me energji elektrike minimum prej 200 KM, me një mbushje sipas klasifikimit Worldwide Light Duty Vehicles Test Procedure (WLTP);
- veturat elektrike duhet të kenë kapacitet minimal të baterisë prej 40 kwh.
- të prezantoj dokumentin COC;
- të ketë bazën ngjyrë të bardhë për Taksi Kompani (Person juridik) dhe ngjyrë verdhë për Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik);
Specifikimi teknik i mbushëseve elektrik duhet të përmbaj këto kërkesa:
- Kapaciteti i mbushësit DC (niveli 3) në dalje për vetura elektrike duhet të jetë minimalisht 50 KW për njësi dhe të kenë deklaratë të konfirmitetit të BE-së (CE certifikatë), EN 61851-23 dhe ISO 15118;
- Mbushësat DC (niveli 3) për vetura elektrike duhet të kenë minimalisht një dalje për mbushje me konektor të llojit CCS2.
Ky kriter vlen vetëm për Taksi Kompani (Person juridik).
Taksi Kompani (Person juridik) dhe Taksi Individual/Taksi i Kryeqytetit (Person fizik) të cilët plotësojnë kushtet e lartshënuara do të pajisjen me “Leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve , në kohëzgjatje prej pesë (5) viteve me mundësi vazhdimi.
Afati maksimal për liferimin e veturave, funksionalizimin e flotës do të jetë gjashtë (6) muaj nga dita e pajisjes me “Leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste për organizmin e transportit taksi të udhëtarëve”, në rast të mos përmbushjes së tyre gjatë këtij afati e njëjta do të shfuqizohet.
Të gjitha përgjegjësit dhe obligimet tjera të ushtrimit të veprimtarisë të transportit taksi, rregullohen sipas Rregullores për ushtrimin e veprimtarisë taksi të udhëtarëve duke u bazuar në Rregulloren 01/346/02-257624/22 të datës 25.11.2022:
Aplikimi së bashku me dokumentet e lartshënuara duhet të dorëzohet në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, kati përdhese , sporteli nr.4.
Afati për të dorëzuar dokumentet është i hapur prej datës 23.5.2023 deri me datën 21.6.2023 ora 16:00.
Vërejtje: Kërkesat me dokumente te pakompletuara nuk do te merren parasysh.