Ftesë: Takim me qytetarët e lagjes “KALABRIA”

- 23 May 2023

I/E nderuar,

 

Duke u bazuar në Vendimin nr. 01-350/05-257551/22 dt. 25.11.2022 për fillimin e Hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm për zonën e lagjes “KALABRIA”, Komuna e Prishtinës fton qytetarët e lagjes Kalabria në punëtori ku do të shpaloset vizioni dhe puna e deritanishme rreth hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm për këtë lagje.

 

Qëllimi i takimit është shpalosja e vizionit dhe punës për lagjen Kalabria e cila është punuar nga ekipi i Komunës së Prishtinës me vendim të Kryetarit nr. 14-020/05-12478/23 dt.18.01.2023.

 

Takimi do të mbahet në Ndërtesën e Vjetër të Komunës së Prishtinës, Kati Përdhesë në Sallën e Kuvendit Komunal, Data. 26.05.2023 nga ora 16:30 – 18:00